Ballina Bota

SHBA – Katër të vdekur pas një pengmarrjeje

NJU JORK, 10 mars /ATSH-DPA/ – Tre pengje, gra, dhe një i dyshuar janë gjetur të vdekur në një shtëpi veteranësh në Kaliforni, pas një rrethimi të policisë prej shtatë orësh, njoftuan autoritetet lokale.  Shtëpia e Veteranëve në qytetin Yountville u rrethua nga tre agjenci të ndryshme duke përfshirë edhe FBI-në, që është përpjekur të kontaktojë personin e armatosur përmes telefonit të tij celular.”I dyshuari i mbante të tre pengjet në një dhomë dhe më herët kishte liruar vetëm një peng”, raportoi komandanti i Patrullës së Autostradës së Kalifornisë (CHP), Chris Childs. ”Viktimat ishin tre punonjës të shërbimit të shtëpisë së veteranëve në Pathway Home”, sipas zyrës së Sheriff-Coroner-it , në Napa Country. Tre punonjësit ishin drejtoresha e klinikës, Jennifer Golick, 42 vjeçe, drejtoresha ekzekutive, Christine Loeber, 48 vjeçe, dhe Jennifer Gonzalez, një psikologe e klinikës, 29 vjeçe.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlantacioni i Gështenjës në Reç, ekonomia kryesore e zonës
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE paralajmëron SHBA-në mbi taksat e importit