Ballina Bota

FRANCË – Macron kërkon reforma kushtetuese

PARIS, 9 mars /ATSH-ANSA/ – Reforma kushtetuese në Francë, e kërkuar nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron, ka filluar të marrë formë.Projekti i presidentit të ri 40-vjeçar, që pritet të paraqitet në Këshillin e Ministrave në mes të prillit, duhet domosdoshmërisht të miratohet nga 3/5 e parlamentit (Asambleja Kombëtare dhe Senati) ose në një referendum të mundshëm.Një zgjidhje, tek e fundit, shumë e ngjashme me atë të ish-kryeministrit italian, Matteo Renzi.Nëse reforma e madhe e Macronit do të miratohet, atëhere do të sillte një ndryshim të thellë në sistemin transalpin, që do të përfshinte zvogëlimin e numrit të deputetëve, përshpejtimin e procedurave ligjore apo një kufizim të mundshëm për parlamentarët për të drejtën për të paraqitur amendamente.Gjithashtu, ky projekt do të përfshijë ndryshime në drejtësi dhe decentralizim./ /a.i/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVitamina D ul rrezikun e kancerit me 20 përqind
Artikulli tjetërLIBAN – UNHCR: Kushtet e jetesës së sirianëve më të tmerrshme se kurrë