Ballina Kulturë

Disney rikthen “Mary Poppins” në kinema

TIRANE,9 Mars/ATSH/ – Filmi i ri Disney “Mary Poppins” me protagoniste Emily Blunt, dadoja më e dashur për fëmijët do të rikthehet këto Krishtlindje në ekranin e madh të kinemasë.Filmi i cili vjen nën regjinë e Rob Marshall, është vendosur në Londër gjatë Depresionit të Madh të viteve 1930, njëzet e katër vite pas ngjarjeve të filmit origjinal.

Michael Banks po punon në të njëjtën bankë, ku babai i saj punonte dhe ende jeton në të njëjtën shtëpi, me tre fëmijët e tij, Annabel, Georgie dhe Gjoni dhe sigurisht që me ta është edhe Ellen.Duke vazhduar traditën e përuruar nga nëna e tyre, Jane Banks lufton për të drejtat e punëtorëve dhe ndihmon familjen e Michael.Kur familja pësoi një humbje personale, Mary Poppins magjike kthehet në jetën e tyre dhe me ndihmën e Jack, i ndihmon ata të rizbulojnë gëzimin e jetës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Obama negocion me Netflix për një… show!
Artikulli tjetërReforma në administratë, Shqipëria përparim të theksuar