BERLIN, 8 mars /ATSH-DPA/ – Lufta për të drejtat e barabarta të grave do të vazhdojë pavarësisht progresit të deritanishëm, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një postimi në Instagram për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. “Shumë gra përpara nesh kanë bërë sakrifica të mëdha dhe kanë luftuar me vendosmëri për të patur sa më shumë të drejta”, tha Merkel përmes një video-mesazhi. “Sot mbushen plot 100 vjet që nga koha kur gratë mundën të votonin. Sigurisht që nuk jemi të lumtura vetëm se tani kemi mundësi të votojmë, por gjithashtu ne dëshirojmë të bëjmë politika në të gjitha fushat, të marrim përgjegjësi politike në familje dhe punë”, shtoi ajo. Gjithashtu, Merkel i vuri theksin përfaqësimit më të madh të gruas në qeverinë e saj të re. Merkel pritet të rizgjidhet si kancelare, për një mandat të katërt, javën e ardhshme, pasi unioni i saj konservator arriti një marrëveshje të vështirë koalicioni me socialdemokratët (SPD), gati gjashtë muaj pas një rezultati zgjedhor jopërfundimtar.//a.i/ a.jor.
Ballina Bota
Lajme
Berisha: Raporti i KE-së kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, rrëzon Territorialen
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se progresraporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë evidenton miratimin e projektligjeve të...
Gonxhja: Buxheti për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, 2,08 miliardë lekë për vitin 2027
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Programi “Trashëgimia Kulturore dhe Muzetë” do të financohet me 2,08 miliardë lekë në vitin 2027, me një rritje prej 80% krahasuar...
INSTAT kërkon 11 punonjës shtesë dhe 20 milionë lekë për përmirësimin e statistikave makroekonomike
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Instituti i Statistikave (INSTAT) kërkon 11 pozicione shtesë dhe një fond prej 20 milionë lekësh në buxhetin e vitit 2027,...
De Sousa: Anëtarësimi i Shqipërisë në 2029 në BE i mundshëm, por kërkon shumë...
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi sot se anëtarësimi i Shqipërisë në BE në...
SHBA – Musk nën presion pas humbjes së Trump, rrezikohen interesat e perandorisë së...
UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH/ -Nëse humbja e Donald Trump në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA përfaqëson një goditje politike, për Elon Musk pasojat janë...
Malaj: Të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në 907,9 miliardë lekë
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në 907,9 miliardë lekë, ose rreth...
Tabaku: Progresraporti i KE-së konfirmon shqetësimet e opozitës, të ndalet miratimi i reformave të...
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha sot se progresraporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë konfirmon shqetësimet e ngritura prej...
BUDAPEST – Dosjet sekrete trondisin Hungarinë, dalin emrat e mijëra spiunëve të komunizmit
BUDAPEST, 4 nëntor /ATSH/ – Hungaria ka bërë publike dhjetëra mijëra dokumente të policisë sekrete të periudhës komuniste, duke mundësuar për herë të parë,...
Gonxhja: 7,65 miliardë lekë për turizmin, kulturën dhe sportin
TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën projektbuxhetin për vitin 2027,...
“Corriere della Sera”: Pas humbjes së republikanëve, si do të qeverisë Trump në dy...
UASHINGTON, 5 nëntor /ATSH/- Humbja e zgjedhjeve të mesmandatit nuk e largon Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë, por e kufizon hapësirën e tij...























