SPORT – PSG provon përmbysjen pa Neymar përballë Realit

PARIS, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Ekipit francez të ”Paris Saint Germain” (PSG) i nevojitet një sipërmarrje kolosale për të kthyer rezultatin 1-3 të “Bernabeu”-t në shtëpinë e tij “Parku i Princave” kundër Realit të Madridit.

“Historia është bërë për t’u ndryshuar”, thotë Dani Alvez, ”por duhet të shohim se si e mendon këtë Reali”, më saktë ekipi legjendar i futbollit botëror.

“Merengues” të Zinedine Zidane janë kampionët në fuqi të Europës dhe nuk duket se janë të gatshëm të heqin dorë sot në “Parkun e Princave” kur PSG-ja kërkon të arrijë një “remuntada” (përmbysje).

Madje gjërat i komplikon edhe më shumë mungesa e Neymar-it, ndonëse Zidane e minimizon këtë për Realin, duke thënë se “për madrilenët kjo nuk ndryshon shumë, sepse në vendin e tij do të jetë një lojtar tjetër shumë i mirë dhe në fund të fundit ne do të vuajmë sërish”.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme e vlefshme për kualifikimin në fazën tjetër të Champions League është ajo mes “Liverpool” dhe “FC Porto” ku nuk pritet të ketë ndonjë surprizë pas rezultatit 5-0 në favor të “Liverpool”-it në ndeshjen e luajtur në Portugali./ /G.S/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.