ATHINË, 6 mars /ATSH-ANA-MPA/ – Gjiganti amerikane i teknologjisë, Google dhe rajoni i Kretës kanë njoftuar nisjen e bashkëpunimit për zgjatjen e sezonit turistik në Kretë duke rritur dhe përmirësuar praninë dixhitale të bizneseve të ishullit dhe kulturës së saj.
Programi turistik, pjesë e iniciativës së “Google’s Grow Greek Tourism Online”, është nën drejtimin e Ministrisë së Rindërtimit Administrativ dhe është pjesë e Aleancës Kombëtare për Përmirësimin e Aftësive dhe Punës Dixhitale në Greqi.
Programi për rajonin e Kretës u njoftua gjatë një eventi të veçantë ku morën pjesë guvernatori Rajonal i Kretës, Stavros Arnaoutakis dhe drejtori i Marketingut të Google, Maria Founta, ndërsa ceremonia u hap nga ministrja e Rindërtimit Administrativ, Olga Gerovasili.
Gjatë fjalimit të saj, Gerovasili foli rreth një modeli të ri të prodhimit që do të përjashtonte mundësinë e kthimit në të kaluarën, shpërndante përfitimet e veta për shumicën e qytetarëve dhe mbi të gjitha, bazohej në përparësitë krahasuese të vendit.
Pjesëmarrësit në program do të trajnohen falas nga Google, në mënyrë që bizneset e vogla dhe të mesme të turizmit të rritin praninë e tyre dixhitale dhe në të njëjtën kohë të përdorin internetin për të tërhequr turistët gjatë sezonit të verës./ /a.i/ a.jor.























