Ballina Aktualitet

“Dekorata e Artë e Shqiponjës” për Agur Vrenozin

TIRANË, 5 Mars/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi sot Agur Vrenozit (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, për aktin e tij vetëmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve.

Në një njoftim për shtyp të presidencës bëhet e ditur se me dekretin me numër 10736, “Dekorata e Artë e Shqiponjës” iu dha Agur Vrenozit (pas vdekjes) për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare.

Edhe Kuvendi i Shqipërisë nisi sot punimet e seancës plenare me 1 minutë heshtje në nderim të Agur Vrenozit.

Në përpjekje për të ndalur grabitjen e një pike këmbimi valutor në Fier, Agur Vrenozi mbeti i plagosur rëndë duke ndërruar jetë në spital. Ai ishte punonjës i Shërbimit Pyjor dhe Mjedisit në qarkun e Fierit. /m.m//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakM-Tax eFiling, sjell të dhënat tuaja tatimore kudo ku ndodheni
Artikulli tjetërThaçi: Nderim për të rënët dhe përkushtim për shtet modern