Ballina Aktualitet

Prokuroria e Përgjithshme, angazhim për verifikimin e figurave

TIRANË, 27 Shkurt/ATSH/.- Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku priti sot në një takim përfaqësues të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944- 1991.

Identifikimi dhe gjetja e eshtrave të të zhdukurve gjatë regjimit komunist që raportohen në AIDSSh, ishte njëra nga pikat ku u fokusua ky takim.

Në takim u diskutua edhe për shinat e bashkëpunimit të përbashkët duke u ndalur te verifikimi i figurave dhe mbledhja e dokumenteve të ish-sigurimit.

Përfaqësuesit e AIDSSh kërkuan po ashtu edhe adresimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut që hasen gjatë përdorimit të dosjeve./m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTOKIO – Japonia detekton një shkelje të sanksioneve kundër Phenianit
Artikulli tjetërEUreporter: Shqipëria i kërkon BE fillimin e bisedimeve të anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur