Ballina Aktualitet

Parashikimi i motit, e hënë 26 Shkurt 2018

TIRANE, 26 Shkurt /ATSH/ – Moti këtë fillim jave në vendin tonë është me vranësira të dendura përkohësisht me intervale me diell në Perëndim.

Për shkak të temperaturave të ulta reshjet kryesisht do të jenë në formën e dëborës në të gjithë vendin.

Sipas shërbimit meteorologjik, në qytetet bregdetare në orët e mesditës reshjet kthehen në formën e shiut dhe llohës së dëborës.

Reshjet e borës do të jenë të herëpashershme me intensitet të dobët deri mesatar. Era me drejtim Verilindje-Juglindje 1-12m/sek. Deti paraqitet me forcë 3-4 me lartësi dallge 1.8 metër.

Ndërsa në disa zona ka mjegullë nga reshjet.

Temperaturat në vlerat minimale regjistrojnë vlera negative në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore temperaturat nuk dalin nga vlerat negative. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – RIAD – Për herë të parë edhe një festival i muzikës xhaz
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/02/2018