Ballina Aktualitet

IKMT prish objektin e katërt me shpërthim të kontrolluar në Fier

TIRANE, 17 Shkurt /ATSH/- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) do të realizojë sot në orën 12.00, prishjen e objektit të katërt me shpërthim të kontrolluar në qytetin e Fierit.

Në një njoftim për shtyp IKMT bën të ditur se, objekti është i lartë gjashtë kate dhe specialistët e fushës kanë hapur në trupin e tij 400 furnella (vrima) ku do të vendosen 8 kilogramë lëndë shpërthyese.

Për mbrojtjen e objekteve që ndodhen pranë nga shpërthimi, janë vendosur 3 mijë thasë me rërë. IKMT u bën thirrje edhe njëherë pronarëve të objekteve pranë objektit që do të prishet, të mbajnë hapur dyert dhe dritaret për të shmangur dëmtimet nga vala shpërthyese.

Objekti që do të prishet është në vijim të aksionit të IKMT në Fier, në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPavarësia e Kosovës, festë e mbarë kombit shqiptar
Artikulli tjetërRita Ora rrugës për Kosovë, koncert festiv në ditën e Pavarësisë