Ballina Bota

VILNIUS – Lituania feston 100-vjetorin e pavarësisë

VILINIUS, 16 shkurt /ATSH-AFP/ – Me pjesëmarrjen e liderëve europianë, nisën sot festimet në Vilnius për 100- vjetorin e pavarësisë së rishpallur në fund të Luftës së Parë Botërore, në sfondin e tensioneve me fqinjin rus.

“Lituanezët kanë përshkuar një rrugëtim të gjatë përgjatë shekullit të kaluar’’, u shpreh presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në një deklaratë të publikuar dje.

“Falë jush, Lituania është tashmë një shtet modern dhe demokratik, në vendin e duhur në zemër të Bashkimit tonë Europian”, shtoi Juncker.

“Anëtare e NATO-s, e Bashkimit Europian dhe e eurozonës, ky shtet balltik me 2,8 milionë banorë është tashmë i lidhur ngushtë me Perëndimin, i mbrojtur dhe i respektuar si kurrë më parë’’, u shpreh entuziaste presidentja e vendit, Dalia Grybauskaite.

Ekonomia lituaneze regjistroi një rritje të qëndrueshme ekonomike me  3,9% në 2017, por mbetet e ekspozuar ndaj shqetësimeve serioze si inflacioni i lartë, pabarazitë e thella sociale dhe emigrimi masiv i lituanezëve drejt shteteve më të pasura të Europës Perëndimore./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkrimtari Rushit Ramabaja nderohet me çmimin “Azem Shkreli”
Artikulli tjetërNga makinat luksoze te pagat 1.5 milionë lekë, abuzimet me ndihmën ekonomike