Ballina Aktualitet

Përparim në marrëdhëniet bilateral mes Shqipërisë dhe Greqisë

IRANE, 16 Shkurt/ATSH/- Përparimi i marrëdhënieve bilateral mes Shqipërisë dhe Greqisë, ishin në fokus të bashkëbisedimit mes Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Siç bën të ditur kryediplomati shqiptare në një postim në rrjetin social, takimi me homologun grek, Kotzias, u zhvillua në kuadër të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së (Gymnich), në Sofje.

Edhe ministri Kotzias në një intervistë dhënë stacionit televiziv grek ”Alpha” deklaroi se “natyrisht që negociatat me Shqipërinë do të kishin përfundim pozitiv”.

“Me palën shqiptare negociatat po zhvillohen që prej dy viteve e gjysmë”, deklaroi Kotzias.

”Ishte e natyrshme që në një moment ato të mbërrinim në një përfundim pozitiv. Unë shpresoj të arrijmë atje”, tha ministri grek, por pa dhënë detaje rreth paketës konkrete dhe marrëveshjes. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuran Qerim, dorëshkrimi i rrallë i shek. XIX në Drejtorinë e Arkivave
Artikulli tjetërPërmes internet bankingut u kryen 223,000 transaksione