TIRANE, 16 Shkurt /ATSH/- Gjatë viteve të fundit, internet banking ka shënuar rritje në mozaikun e shërbimeve bankare në Shqipëri me më shumë se 223,000 transaksione në vitin 2016 dhe me një vëllim prej 1,256,879 milionë lekë me individët më shumë se sa me bizneset.
Shoqata Shqiptar e Bankave, (AAB) bën të ditur se, komputeri dhe mobile banking kanë filluar të përdoren në vitin 2014 por aktualisht po fitojnë popullaritet të shpejtë.
Kartat e kreditit kanë performuar më mirë se kartat e debitit në lidhje me numrin e transaksioneve të kryera përmes përdorimit të tyre.
Ndërkohë që investimet në teknologji të reja janë prioritet i bankave tregtare që operojnë në Shqipëri kur bëhet fjalë për standardet e cilësisë së shërbimeve të ofruara. Për këtë arsye, bankat kanë investuar sasi të konsiderueshme të buxheteve të tyre vjetore në përmirësimin e hardware-ve dhe software-ve.
Në vitin 2016, vlera e investimeve arriti në shumën 3.3 miliardë lekë. Për sa kohë që mund të kryhen parashikime për të ardhmen, bankat do të vazhdojnë të shërbejnë
si nyje inovacioni për përshtatjen e teknologjive të reja, që do t’u mundësojnë atyre të përmirësojnë cilësinë e shërbimit që u ofrohet klientëve .e.xh/./a.g/























