Ballina Bota

BRUKSEL – Mattis: Turqia të përqendrohet në luftën kundër ISIS

epa06525315 US Secretary for Defense Jim Mattis (L) with Turkish Defense Minister Nurettin Canikli prior to a meeting at NATO headquarters in Brussels, Belgium, 14 February 2018. NATO defense ministers begin a two-day meeting Wednesday to focus on military spending, cooperation with the European Union, and assistance to the Iraqi army. EPA/VIRGINIA MAYO / POOL

BRUKSEL, 15 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis i kërkoi Turqisë të përqendrohet në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik, ndërkohë që tensionet me këtë aleat të NATO-s janë në nivelin më të lartë që prej operacionit ushtarak turk në veri të Sirisë kundër forcave kurde aleate të Uashingtonit.

“Ne po mbajmë një dialog të hapur dhe të ndershëm dhe mendoj se jemi pranë arritjes së marrëveshjeve”, deklaroi Mattis në një konferencë shtypi në përfundim të një takimi dyditor me homologët e NATO-s në selinë e Aleancës në Bruksel.

“Mattis takoi homologun turk, Nurettin Canikli dhe i kërkoi një përqendrim në fushatën për të mundur Shtetin Islamik dhe për të penguar çdo mbetje të organizatës terroriste të rivendoset në Siri”, theksoi sot Pentagoni në një komunikatë.

“Mattis pranoi legjitimitetin e kërcënimeve që organizatat terroriste përbëjnë për sigurinë kombëtare turke”, thekson komunikata

“Ata ranë dakord për të vazhduar bashkëpunimin e tyre ushtarak”, shtoi Pentagoni.

Ky takim u zhvillua një ditë para vizitës në Ankara të kreut të diplomacisë evropiane, Rex Tillerson, i cili do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, para se të takojë homologun, Mevlut Cavusoglu./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Të dashuruar në azil”, Veliaj i marton në emision live
Artikulli tjetërBE, 38.5 milion euro Kosovës për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10