Ballina Ekonomi

Rritet kredia në valutë të huaj

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kreditë në valutë të huaj përbëjnë rreth 49.9% të portofolit total të kredisë.

Krahasuar me vitin 2020, ky tregues është 2.8 pikë përqindje më e ulët.

Kjo është ndikuar sidomos nga rënia e kredisë në dollarë amerikanë, ndërsa të dhënat paralele tregojnë se kredia në euro këtë vit është rritur ndjeshëm.

Nga ana tjetër thekson BSH-ja, cilësia e kredisë në valutë e pambrojtur nga luhatjet në kursin e këmbimit është përmirësuar dukshëm në vitet e fundit.

Në mesin e vitit 2021 raporti i kredive me probleme për këtë segment të kredisë ra në 6.2% në fund të qershorit 2021, në krahasim me 7.1% në dhjetor 2020 dhe 7.9% në qershor 2020.

/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla, vizitë në kompaninë e prodhimit të anijeve të peshkimit në Fier
Artikulli tjetërKosovë, 14 të shtruar në spital me Covid-19