Ballina Ekonomi

Depozitat bankare, 2.4 miliardë lekë

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Në sektorin bankar janë depozituar në total rreth 2.4 miliardë lekë gjatë muajit nëntor të këtij viti.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, kursimet janë rritur ndjeshëm me 9.4%, ndikuar kryesisht nga valuta (+12%) dhe më pak nga monedha vendase (+6%).

Në fund të muajit nëntor, stoku i depozitave në valutë përbënte 55.3% të totalit, nga 53.9% në të njëjtën periudhë të një vit më parë.

Sipas BSH-së, në fund të muajit nëntor, stoku i depozitave shënoi 1.18 trilionë lekë (rreth 9.6 miliardë euro), ose 0.7% më pak, në krahasim me muajin e mëparshëm. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFSHF surprizon vogëlushët në Spitalin e Fëmijëve me dhurata
Artikulli tjetërMOSKË – Putin: Një dialog pozitiv ruso-amerikan plotësisht i mundur