Ballina Kryesore

Restaurohet kisha e Shën Gjergjit në Vithkuq

Ka filluar Restaurimi i çatisë së Kishës se Shën Gjergjit në Vithkuq, financuar nga kompania Favina. Ndërhyrja konsiston në restaurimin e çatisë së degraduar duke bërë të mundur shmangien e lagështirës dhe ruajtjen e piktures murale postbizantine në absidën e saj.Kisha ne te shkuaren ka pesuar disa ndërhyrje jo korrekte të cilat kane tjetërsuar vlerat e saj arkitektonike. Ndërhyrja restauruese e realizuar nga punetoret e mirembajtjes se Drtk Korce do të shmange rrezikun e lageshtires dhe konsolidoje objektin sipas projektit të miratuar.Një falenderim i veçantë për kompaninë Favina për financimin e këtij projekti. Drtk mirëpret çdo financim dhe bashkëpunim në ndihmë të ruajtjes së trashëgimisë.Trashëgimia është e të gjithëve!#cdoditememonumentin#punekonkrete

Posted by DRKK Korçë on E hënë, 27 Gusht 2018

TIRANË, 28 gusht/ATSH/- Në kishën e Shën Gjergjit në Vithkuq, ka filluar restaurimi i çatisë, i financuar nga kompania Favina.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare bën të ditur se ndërhyrja qëndron në restaurimin e çatisë së degraduar duke bërë të mundur shmangien e lagështirës dhe ruajtjen e pikturës murale postbizantine në absidën e saj.

Kisha në të shkuarën ka pësuar disa ndërhyrje jo korrekte, të cilat kanë tjetërsuar vlerat e saj arkitektonike.

Ndërhyrja restauruese e realizuar nga punëtorët e mirëmbajtjes së DRKK-së Korçë do të shmangë rrezikun e lagështirës dhe konsolidojë objektin sipas projektit të miratuar.

DRKK-ja Korçë falënderon kompaninë Favina për financimin e këtij projekti dhe mirëpret çdo financim dhe bashkëpunim në ndihmë të ruajtjes së trashëgimisë.

Vithkuqi ka 24 kisha. Ai zë vend të veçantë në Shqipëri, jo për numrin e tyre, por për arkitekturën dhe zbukurimin. Në Vithkuq, të vjetra dhe me famë janë edhe kisha e Kryeëngjëjve, Shën Mërisë, Shën Spiridonit, Shën Kozmait, Shën Gjergjit, e shumë të tjera, kisha, që më së shumti kanë përhapur kulturë dhe dije, sesa predikime e ide fetare. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë Carmen shqiptare në festivalin tradicional në Zvicër
Artikulli tjetërPukë/ Kuzhina lokale si ofertë turistike, rrit konkurrencën në sektorin e turizmit