Ballina Aktualitet

Xhaçka: E tronditur nga humbja e jetëve nga tornadot në SHBA

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me situatën e vështirë që po përballet SHBA pasi u godit nga dhjetëra tornado.

Tornadot kanë shkaktuar deri tani 100 viktima, sidomos në Kentaki, ku mendohet edhe numri më i madh i tyre.

Xhaçka shprehet se  është e tronditur nga kjo situatë dhe se zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme.

“E tronditur nga humbja tragjike e jetëve  në Midwest, SHBA . Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme”, shprehet ministrja.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Deri në 100 viktima nga tornadot në SHBA
Artikulli tjetërQytetarë të shumtë vijojnë të vaksinohen nga COVID-19 në Elbasan