Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel 28 nëntor 2021

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Ditën e diel moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale kthjellimi. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar.

Në veriperëndim reshje shiu me intensitet të lartë me rrebeshe e rrufe. Në zonat malore në lartësitë mbi 1000 metra reshje bore me intensitet të ulët, në verilindje lokalisht reshje bore me intensitet mesatar.

Prej orëve të mesditës në jug e juglindje reshje shiu rrebeshe intensive me rrufe.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 2-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregetare e zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15 deri 20 m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 4 deri 5 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/13 re shi rrufe
Kukës 6/12 re shi borë
Lezhë 9/14 re shi rrufe
Dibër 5/10 re shi borë
Durrës 10/15 re shi
Tiranë 10/16 re shi
Elbasan 7/10 re shi
Berat 8/13 re shi
Vlorë 13/15 re shi
Korcë 3/9 re shi rrufe
Gjirokastër 7/15 re shi rrufe
Sarandë 11/16 re shi rrufe
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj me kryetarin e komunës së Tuzit: Drejton me përkushtim e pasion 
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/11/2021