Ballina Flash

Holanda ndalon… fishekzjarrët natën e Vitit të Ri!

AMSTERDAM, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Për shkak të situatës shumë të tensionuar të koronavirusit në Holandë, qeveria do të ndalojë përdorimin e fishekzjarrëve në natën e Vitit të Ri për shkak të rrezikut të plagosjeve.

Do të ndalohet gjithashtu edhe edhe shitja e fishekzjarrëve për përdorim privat.

Ideja është që të kursehen spitalet, infermierët dhe policia tashmë të mbingarkuar.

Vitin e kaluar, kur u ndaluan edhe fishekzjarrët, numri i të plagosurve nga raketat dhe fishekzjarrët që duhej të shkonin në spital ose të shkonin te mjeku ra me 70% krahasuar me vitin 2019./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Republika Çeke kundër mbylljes, pavarësisht numrave në rritje
Artikulli tjetër20 mijë zgjedhës dopozitojnë projektligjin për regjistrin kombëtar të Krimeve Seksuale