Ballina Flash

Basha: Ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike risolli sot në vëmendje ndryshimet kushtetuese që tashmë janë depozituar në Kuvend, si një mënyrë për t’u rikthyer tek Demokracia.

“Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi. Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE”, risolli Basha një pjesë të deklaratës së tij gjatë konferencës së djeshme për mediet.

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend amendamente për ndryshimet kushtetuese të fokusuara për reformën zgjedhore, reformën territoriale dhe vetingun e politikanëve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBuxheti 2022, projektet prioritare në sektorin e ujit
Artikulli tjetërKontrolle me dronë e makinë inteligjente, arrestohen 7 drejtues mjetesh