Tiranë, 20 Mars /ATSH-ANSA/ – Pas Chiellinit, ekipi i Juventusit, mund të humbasë për shkak dëmtimi edhe mesfushorin Aleks Sandro.
Alex Sandro ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë gjatë seancës stërvitore të kombëtares braziliane, e cila po përgatitet për zhvillimin e miqësoreve me Gjermaninë dhe Rusinë.
Zonja e vjetër po kalon një periudhë mjaft të vështirë, si nga dëmtimet por edhe nga ndeshjet e vështira që ka, si në kampionat ashtu edhe në Champions League, ku do të përballet me “gjigantët” e Real Madrid.
Alex Sandro u thirr nga trajneri Tite për të zëvendësuar Felipe Luis të dëmtuar dhe tani mesfushori nuk do të jetë i disponueshëm për të dyja ekipet.
Alex Sandro, është një nga mesfushorët kyç të Juventus, ku përveç anës mbrojtëse, mesfushori shihej shpesh edhe në sulm duke i dhënë mjaft freski repartit të avancuar.
Ndërkohë për mbrojtësin Chiellini bien dyshimet për një dëmtim të rëndë dhe mund të bashkohet me skuadrën që në ndeshjen me Milanin./e.caushi/



















