Ballina Ekonomi

Faturat dhe pagesat e ujit, tashmë përmes celularit

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Faturat dhe pagesat e ujit tashmë mund të jenë online në telefonin tuaj celular falë një aplikacioni.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë bëri të ditur se, “online.ukt.al mund të përdoret edhe nga telefoni celular”.

“Mjafton të shkoni në faqen e internetit online.ukt.al! Duke përzgjedhur “Apliko” ju do të kaloni në faqen tjetër të regjistrimit të të dhënave. Është e rëndësishme që të plotësoni saktë të gjitha fushat. Automatikisht nga sistemi gjenerohet një fjalëkalim. Vetëm me të dhe numrin e kontratës tuaj ju mund të aksesoni në faqen tuaj personale të të dhënave”, thuhet në njoftimin e UKT-së.

Në këtë mënyrë, qytetarët mund të kenë akses në gjithë historikun e faturave dhe pagesave të kryera.

Gjithashtu, përmes këtij aplikacioni mund të plotësohet dhe formulari i ankesës apo kërkesës. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto-Punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhurojnë gjak
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Edhe gjermanët vjedhin… shkallët e pallatit!