Ballina Ekonomi

Standarde për eksport, fabrikat e përpunimit në Dibër asistohen nga ekspertët gjermanë

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Fabrikat e përpunimit të perimeve në Dibër, janë një tjetër shembull domethënës i sipërmarrjeve private në vendin tonë, që po zhvillohen sipas modeleve më të mira bashkëkohore me qëllim rritjen e eksporteve.

“Dy këshillime të dobishme nga ekspertët gjerman, (GIZ) me të dy përpunuesit aktualë të frutave në Dibër, për të përmirësuar teknologjitë e tyre, u realizuan në shtator 2021”, njofton Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në to u diskutua për cilësinë e frutave në vjelje dhe produktet ushqimore në afatin e ruajtjes. Përpunuesit u trajnuan për më shumë cilësi si edhe për shitjen në supermarkete nëpërmjet metodave të reja për të zgjatur jetëgjatësinë dhe periudhën e marketingut.

Projekti gjerman SRD (GIZ) bën të ditur se, do të vazhdojë të mbështesë sektorin e frutave duke u fokusuar në përpjekjet e fermerëve dhe konsoliduesve për produktet e përpunuara të frutave të cilësisë më të lartë, me qëllim nxitjen e eksportit.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKursi i këmbimit, forcohet euroja dhe dollari amerikan
Artikulli tjetërGjiknuri: Tryezë dialogu me opozitën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale