Ballina Bota

GREQI – Tërmeti trondit sërish ishullin e Kretës

KRETË, 28 shtator /ATSH-ANA/ – Një tërmet i ri me magnitudë 5,4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot në mëngjes në ishullin e Kretës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Një person mbeti viktimë dhe nëntë të tjerë u plagosën pas tërmetit 5,8 ballë Rihter, që tronditi ishullin e Kretës dje në mëngjes.

Disa shtëpi në zonën e Arkalohorit pësuan dëme të mëdha dhe janë të pasigurta.

Forcat e Armatosura, vullnetarët dhe anëtarët e Kryqit të Kuq Grek ngritën një kamp të përkohshëm tendash.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet të vizitojë zonën menjëherë pas kthimit të tij nga Parisi./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Sllovenia: BE të dërgojë një sinjal të qartë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor
Artikulli tjetërGjithçka që na ndihmon për pushime pa stres