TIRANË 15 shtator /ATSH-I.Vata/ Kryesia e FRPD i ka nisur një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.
Në kërkesën e formuluar nga FRPD thuhet ndër të tjera se vendimi i Lulzim Bashës është në shkelje të plotë të statutit si dhe rrezikon përçarje të rrezikshme në parti. Për këtë arsye ata kërkojnë thirrjen e referendumit në anëtarësinë e partisë si të vetmen mënyrë për të ruajtur unitetin e PD.
Ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si nul vendimin e Bashës për ta përjashtuar, ndërsa ka nisur betejën, siç e quan ai për të kthyer sovranitetin në PD.
/r.e/













