Ballina Bota

COVID-19/ Zelanda e Re shënon viktimën e parë pas gjashtë muajsh

UELLINGTON, 4 shtator /ATSH-DPA/- Z elanda e Re raportoi vdekjen e saj të parë nga Covid-19 në më shumë se gjashtë muaj, thanë autoritetet shëndetësore.

Vendi aktualisht është nën një bllokim të rreptë pas zbulimit të një rasti të vetëm të Covid-19 të transmetuar nga komuniteti në 18 gusht.

Ministria e shëndetësisë tha në një deklaratë se ”një grua 90-vjeçare vdiq gjatë natës në spital”.

Vdekja e fundit e lidhur me Covid-19 në Zelandën e Re u raportua në mes të shkurtit, me 27 vdekje të regjistruara në total.

Kryeministrja Jacinda Ardern i shprehu ngushëllimet familjes së gruas.

“Çdo vdekje është një kujtesë e dëmit që Covid-19 mund të shkaktojë kur të hyjë në komunitetin tonë”, shtoi ajo. /os/

COVID-19/ Zelanda e Re shënon viktimën e parë pas gjashtë muajsh

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/9/2021
Artikulli tjetër“Java e Restaurimit” në Bari, interes për pavijonin shqiptar