TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara në pjesën qendër-jugore, të cilat në bregdetin jugperëndimor në mesditë do të shoqërohen me reshje shiu në formë shtrëngatash afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1 deri 7 m/sek, hera-herës përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 10m/sek, shoqëruar me valëzim të forcës 2 deri në 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/28 | diell re |
| Kukës | 13/24 | diell re |
| Lezhë | 20/28 | diell re |
| Dibër | 11/25 | diell re |
| Durrës | 19/27 | diell re |
| Tiranë | 18/29 | diell re |
| Elbasan | 15/30 | diell re |
| Berat | 13/30 | diell re |
| Vlorë | 19/28 | diell re shi |
| Korcë | 12/25 | diell re |
| Gjirokastër | 13/32 | diell re |
| Sarandë | 17/29 | diell re |






















