TIRANE, 17 gusht/ATSH/- Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me zhvillim vranësirash në mesditë e pasdite.
Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, në mesditë parashikohen reshje shiu lokale me intensitet të ulët lokalisht dhe kohë afatshkurtër mesatar, në formë të izoluar, kryesisht në qendër e Jug, shoqëruar me shtrëngata me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Verilindje 2-15 m/sek përkohësisht e vrullshme në mesditë në bregdet. Deti i forcës 3 me lartësi vale 1.5 metër.
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 19/34 diell re |
| Kukës | 17/27 diell re shi/rrufe |
| Lezhë | 21/32 diell re |
| Dibër | 14/24 diell re shi/rrufe |
| Durrës | 19/34 diell re |
| Tiranë | 20/34 diell re shi/rrufe |
| Elbasan | 19/32 diell re shi/rrufe |
| Berat | 16/34 diell re pika shiu |
| Vlorë | 18/31 diell re pika shiu |
| Korcë | 13/25 diell re shi/rrufe |
| Gjirokastër | 15/32 diell re |
| Sarandë | 18/31 diell re |
/a.g/











