Ballina Flash

Astronautët kinezë ecin sërish në hapësirë

PEKIN, 22 gusht /ATSH-AA/ – Dy astronautë kinezë bënë ecjen e dytë hapësinore, njoftoi agjencia hapësinore e vendit aziatik.

”Astronautët Nie Haisheng dhe Liu Boming u larguan nga stacioni i tyre hapësinor ”Tianhe”,  tha Agjencia Kineze e Hapësirës (CMSA) në një deklaratë.

Kjo ishte hera e dytë në dy muajt e fundit që astronautët kinezë kanë zhvilluar aktivitete jashtë anijes kozmike.

”Astronauti i tretë, Tang Hongbo, mbështeti ekipin nga brenda stacionit hapësinor gjatë detyrës së tyre”, thuhej në deklaratë.

”Ata përfunduan instalimin e platformës së punës jashtë automjetit hapësinor në krahun mekanik. Ata do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të instaluar pajisje të tjera relevante jashtë automjetit hapësinor me ndihmën e krahut mekanik”, tha CMSA.

Tre astronautët kanë qenë në hapësirë që nga qershori dhe do të kthehen në Tokë nga mesi i shtatorit.

Ecja e parë në hapësirë e ekuipazhit u bë nga Liu dhe Tang më 4 korrik./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFutsal Champions League / Luhen sfidat e para, Tirana e nis me këmbën e mbarë
Artikulli tjetërSHBA – Biden: Ndihmë nga kompanitë ajrore për evakuimet nga Kabuli