TOKIO, 10 gusht /ATSH-AA/ – Teksa Lojërat Olimpike përfunduan, gjatë tyre pati edhe momente të paharrueshme.
Gjatë 16 ditëve të organizimit më të madh sportiv të botës që u mbajt nën hijen e koronavirusit të ri (COVID-19) morën pjesë mbi 11 000 sportistë nga 205 vende.
Olimpiada hyri në histori pasi u zhvillua pa spektatorë për shkak të Covid-19.
Po, cilat ishin momentet më të paharrueshme të kësaj olimpiade të pazakontë?
Gara më mirë në historinë e 400 metra me pengesa
Në ditën e 11-të të Lojërave u zhvillua gara më e mirë e 400 metrave me pengesë në histori.
Në garë norvegjezi Karsten Warholm, me 45,94 u rendit i pari duke thyer rekordin që i takonte po atij.
Amerikani Rai Benjamin me 46,17 theu rekordin e Amerikës së Veriut dhe mori medaljen e argjendtë, kurse braziliani Alison dos Santos 46,72 theu rekordin e Amerikës së Jugut.
Në not 100 metra shpinë u thyen rekorde brenda dy ditëve
Nga ana tjetër në degën sportive të notit në 100 metra shpinë tek gratë u thyen rekorde brenda dy ditëve.
Amerikania Regan Smith në garën e gjysmëfinales theu rekord me 57,86. Në garën e finales, australiania Kaylee McKeown arriti medalje të artë duke thyer rekord olimpik me rezultatin 57,47.
Përveç notit, edhe në peshëngritje dhe qitje sportistët arritën të thyejnë rekorde të reja.
Simone Biles më e përfolura
Në lojërat, gjimnastja amerikane Simone Biles, ishte ndër më të përfolurat.
Biles, e cila është ndër gjimnastet më të rëndësishme të botës, në Tokio 2020 nuk arrit të marrë pjesë në disa prej garave për shkak të problemeve të shëndetit mendor që përjetoi.
Sportistja 24-vjeçare nuk arriti të dal në podium në klasifikimin e përgjithshëm dhe nën kategori të ndryshme të gjimnastikës, ndërsa në ditën e 11-të garoi në ekuilibër. Ajo fitoi medalje të bronztë.
Simone Biles, pavarësisht problemeve arriti të fitojë medaljen e 31-të në karrierën e saj.
SHBA në basketboll humbi pas 17 vitesh, por sërish fitoi medaljen artë
SHBA-ja e përbërë nga basketbollistët e NBA-së, në grup humbi kundër Francës me rezultat 76-83.
SHBA përherë të parë pas 17 viteve në Olimpiadë pësoi humbje, por pavarësisht u bë fituese e medaljes së artë duke e fituar Francën në finale me rezultatin 87-82.
Me këtë SHBA pas Pekin 2008, Londër 2012 dhe Rio 2016 arriti sërish të fitojë medaljen e artë në Tokio 2020.
San Marino fitoi medaljen e parë në histori
San Marino në Tokio 2020 arriti të fitojë medaljen e parë në histori.
Vendi me një popullsi prej 34 mijë banorësh, fitoi medalje të bronztë me Alessandra Perilli në kategorinë e qitjes me pjatel.
Përveç kësaj San Marino fitoi medalje të argjendtë dhe bronztë edhe në qitje dhe mundje, duke u bërë shteti më i vogël që ka fituar medalje në historinë e Olimpiadës.
Samuel Takyi, nga ana tjetër, u bë sportisti i parë pas 29 vitesh që ka fituar medalje për Ganën, pasi ai në boks në 57 kilogramë arriti medalje të bronztë. Gana së fundmi në vitin 1992 në Barcelonë kishte fituar medalje.
Gjithashtu edhe Fares İbrahim Elbakh, peshëngritësi nga Katari, solli medaljen e parë ne vendin e tij pasi fitoi medalje të arit në 96 kilogramë.
Dy medalistë të artë në kërcim së larti
Në “Tokio 2020”, në kërcim së larti tek meshkujt, dy sportistë përnjëherë fituan medalje të artë.
Shtetas i Katarit, Mutaz Essa Barshim, italiani Gianmarco Tamberi dhe ai nga Bjellorusia, Maksim Nedasekau, kërcyen 2,37 metra.
Barshim dhe Tamberi, të cilët patën kërcim të vlefshëm, e morën medaljen e artë, kurse Nedasekau medalje të bronztë.
Mundësi kuban hyri në histori me katër medalje ari
Mundësi kuban, Mijain Lopez Nunez, është bërë mundësi i parë i cili fitoi për të katërtën herë radhazi medalje të artë olimpike, pasi e mundi kundërshtarin e tij gjeorgjian, Iakobi Kajaia, në finalen e Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Në finalen e Lojërave Olimpike në 130 kilogramë, Lopez e fitoi Kajaia-n dhe arriti të sigurojë medaljen e artë.
Pas Lojërave Olimpike Pekin 2008, Londër 2012 dhe Rio 2016, në Tokio 2020 ai u bë kampion për të katërtën herë radhazi.
Ai e shkroi emrin e tij në histori duke arritur një sukses të tillë.
Sportistët rusë nuk arritën të garojnë nën flamurin e tyre
Sportistët rusë, të cilëve iu lejua që të marrin pjesë vetë, pasi vendit të tyre iu ndalua për shkak të skandalit me doping, garuan për medalje pas himnin kombëtar.
Ata morën pjesë nën emrin Komiteti Olimpik i Rusisë.
Edhe sportistët refugjatë morën pjesë
Ashtu si në Rio 2016, edhe këtu garoi Ekipi i Sportistëve Olimpik të Refugjatëve.
Ata përfaqësuan 82 milionë njerëz të zhvendosur në mbarë botën, në 12 kategori me 29 sportistë.
Gjatë lojërave 430 të akredituar kontraktuan COVID-19./ a.jor.























