TIRANË,16 gusht/ATSH- I. Vata/ – Shterpca është komuna model e bashkëjetesës midis serbëve dhe shqiptarëve.
Presidenti Meta, ndërsa ndodhet në Kosovë për pushime ka zgjedhur të vizitojë sot fermerët që kultivojnë mjedrën në komunën e Shterpcës.
“Kënaqësi të vizitoja fermat ku kultivohen mjedrat më të mira në botë, në komunën e Shterpcës (Brezovicë) dhe një investim bashkëkohor të përpunimit dhe ruajtjes së frutave të pyllit. Vizioni i Bratislavit, Kryetarit të komunës mbështetur tek shpirti punëtor i këtij komuniteti të shkëlqyer ka sjellë ndryshime tepër shpresëdhënëse, duke hapur vende të reja pune dhe të ardhura më të mira për banorët dhe komunën”, shprehet Presidenti Meta.
Po ashtu, Presidenti Meta thekson se “Shterpca është një komunë model, ku bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme dhe solide”.


























