Ballina Lajme nga Vendi

Ambasada Amerikane jep një njoftim të rëndësishëm

TIRANË, 16 gusht/ATSH/-Të gjithë ata që duan të aplikojnë për vizë turistike për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kanë nevojë për garanci financiare apo dokumente të tjera mbështetëse.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë të ditur se vendimet për të dhënë aprovimin ndaj vizës turistike varet nga intervista dhe jo nga dokumente pafund. Ndaj, ambasada kërkon që aplikantët të përgatiten për t’iu përgjigjur pyetjeve.

“Nuk keni nevojë për garanci financiare ose dokumente të tjera në mbështetje të aplikimit tuaj për vizë turistike për në Shtetet e Bashkuara. Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi”, -thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAktivitete dhe evente të shumta argëtuese edhe për pushuesit e vegjël
Artikulli tjetërFUTBOLL – Franca në krye të klasifikimit të ri të FIFA-s