TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Dy studentë të tjerë shqiptarë janë bërë pjesëmarrësit më të rinj të programit të shkëmbimit “Global UGrad” të Ambasadës amerikane.
Zv/shefja e Marrëdhënieve me Publikun, Amanda Roberson dhe stafi i zyrës së Marrëdhënieve me Publikun zhvilluan një takim orientimi përpara nisjes me studentët Pjero Shestani dhe Geriola Hate, ndërsa ata përgatiten për të ndjekur studimet e tyre në universitetin mikpritës në Shtetet e Bashkuara.
Ish-pjesëmarrësit Gevio Tabaku dhe Servete Çeka, gjithashtu u bashkuan në këtë takim për të ndarë përvojat e tyre në programin “Global UGrad” në mësimin mbi shoqërinë, kulturën dhe institucionet akademike amerikane.
“Ne ju urojmë atyre suksese dhe mezi presim të ndajmë përvojat e tyre”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës amerikane.
/r.e/





















