Ballina Flash

Jef Bezos vlen 211 miliardë dollarë

NJU JORK, 7 korrik /ATSH-ANSA/ – Jeff Bezos thyen rekord, pasi themeluesi i Amazon arrin një pasuri prej 211 miliardë dollarësh.

Rritja e titujve me vlerë të Amazon në Wall Street, me Pentagonin që anuloi maksimumin e kontratës prej 10 miliardë dollarësh të Microsoft-it, e pasuroi Bezos me 8,4 miliardë dollarë duke forcuar pozicionin e tij.

Elon Musk e ndjek atë në distancë, sipas Indeksit të Miliarderëve ”Bloomberg”, me 180,8 miliardë dollarë.

Medalja e bronztë i takon Bernard Arnault me ​​168,5 miliardë, ndërsa Bill Gates është i katërti me 147,4 miliardë./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKAS rrëzon ankimimin e PD-së, konfirmon në detyrë kryebashkiakun e Mallakastrës
Artikulli tjetërKëlliçi: KAS shkel ligjin e dekriminalizimit, mori në mbrojtje kryebashkiakun Ismailaj