Ballina Flash

TENIS – Federer në çerekfinalet e Wimbledon

LONDËR, 6 korrik /ATSH-AA/ – Ylli zviceran i tenisit Roger Federer u kualifikua në çerekfinale të turneut Wimbledon.

Federer mposhti tenistin italian Lorenzo Sonego me rezultatin 7:5, 6:4 dhe 6:2 në Londër.

Ndërkaq, tenisti kanadez Felix Auger-Aliassime rezervoi një vend në çerekfinalen e tij të parë në një turne Grand Slam pas fitores ndaj Alexander Zverev-it me rezultatin 6:4, 7:6, 3:6, 3:6 dhe 6:4 në sete.

Ballafaqimi i radhës në kategorinë për meshkuj midis tenistit rus Daniil Medvedev dhe tenistit polak Hubert Hurkacz u shty për shkak të shiut të madh.

Në kategorinë për femra, Ajla Tomljanoviç ka arritur në çerekfinalen e saj të parë Grand Slam pas triumfit ndaj kundërshtares së saj Emma Raducanu, e cila u detyrua të tërhiqej gjatë setit të dytë për shkak të një dëmtimi.

Kampionja e vitit 2018, Angelique Kerber, si dhe Karolina Muchova dhe Viktorija Golubic gjithashtu u kualifikuan në çerekfinale.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEksportet shqiptare drejt Kinës arritën vlerën 3,2 miliardë
Artikulli tjetërVetingu/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Kreshnik Omari