NJU JORK, 5 korrik /ATSH-ANSA/ – Një kampion amerikan në artin e gëlltitjes së hot-dog-ëve të nxehtë theu rekordin e tij duke përpirë 76 nga këto në 10 minuta gjatë një gare historike në Nju Jork, mbajtur çdo 4 korrik me rastin e Ditës amerikane të Pavarësisë .
Joey Chesnut, me nofkën ”nofullat”, fitoi garën për herë të 14-të duke mposhtur kundërshtarët e tij.
Chesnut arriti të hante 27 më shumë se nënkampioni, Geoffrey Esper dhe një më shumë sesa arriti të hante vitin e kaluar./ /os/












