Ballina Ekonomi

Bonot e thesarit/ Norma e interesit në nivel të ulët 1.45 %

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Norma e interesit të bonove të thesarit po qëndrojnë në nivele të ulëta.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një normë interesi mesatar prej 1.45 %, nga 1.46 % që ishte në ankandin e mëparshëm.

Në ankandin e kësaj jave, u shitën 8.2 miliardë lekë bono thesari.

Ministria e Financave parashikon të financojë rreth 91 miliardë lekë në tregun e brendshëm financiar për tremujorin e tretë të vitit. Sipas kalendarit të emetimeve, huamarrja do të shënojë një rritje të lehtë me rreth 1.3 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEfekti i vaksinës antiCOVID-19 Johnson & Johnson zgjat deri në tetë muaj
Artikulli tjetërVendimi i qeverisë për rindërtimin e disa pallateve në Durrës/ Sako: Kanë numër të madh banorësh