AMSTERDAM, 30 qershor /ATSH/ – Pas përfundimit të ndeshjeve të fundit dje të 1/16 mes Anglisë dhe GJermanisë (2-0) dhe Ukrainës dhe Suedisë (2-1), u përcaktuan edhe çiftet për në çerekfinalet e Euro 2020.
Ato janë Zvicër – Spanjë dhe Belgjikë – Itali, që do të luhen më 2 korrik dhe Republika Çeke – Danimarkë dhe Ukrainë – Angli që do të luhen më 3 korrik.
Nga Euro 2020 janë larguar tashmë skuadra të njohura si Holanda, Franca, Gjermania apo Kroacia./ /ec/












