Ballina Flash

Kosovë, 165 raste aktive me COVID-19

PRISHTINË, 23 qershor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi për 18 raste të reja infektimesh gjatë 24 orëve të fundit.

“Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255. Në total numri i rasteve aktive është 165”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/6/2021
Artikulli tjetërFestivali i Resë/ Vëllezërit Zena sjellin tinguj të magjishëm për publikun kryeqytetas