Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë 31 maj 2021

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Për ditën e hënë vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme kjo për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti do të jetë me kthjellime afatshkurtra si dhe vranësira mesatare deri të dendura kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe hera-herës deri mesatar.

Reshjet me intensitet mesatar do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim -verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, përgjatë bregdetit kryesisht atij Jon 10-15m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/23 diell re shi
Kukës 10/22 diell re shi
Lezhë 13/24 diell re shi
Dibër 9/21 diell re shi
Durrës 13/24 diell re shi
Tiranë 14/25 diell re shi
Elbasan 12/24 diell re shi
Berat 11/24 diell re shi
Vlorë 12/25 diell re shi
Korcë 10/20 diell re shi
Gjirokastër 10/23 diell re shi
Sarandë 11/22 diell re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ Parada e makinave Retro mbi “qilimin” e Shirokës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/5/2021