Ballina Flash

Pas shumë vitesh ndriçohet tuneli i Shkopetit

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Tuneli i Shkopetit në aksin Burrel-Milot, i ndërtuar prej vitit 1953, tashmë është ndriçuar.

Bashkia e Matit publikoi sot një video me pamje nga tuneli i ndriçuar, në bashkëpunim me ”Kurum” që ka me koncesion hidrocentralet e Ulëzës e Shkopetit.

Dy vjet më parë në sajë të garantimit të sigurisë maksimale për udhëtarët në të gjithë akset e vendit, ARRSH ndërhyri edhe në tunelin e Shkopetit dhe pjesën tjetër të aksit.

Në kuadër të këtij investimi u vendosën rreth 70 ml barriera metalike mbrojtëse në të dyja hyrjet e tunelit.

Ky tunel u ndërtua në vitet ’50, ku në atë kohë rruga ishte rrëzë shkëmbit, pak metra larg digës aktuale të hidrocentralit të Shkopetit. Nga kjo rrugë shfaqet një panoramë mjaft e bukur e natyrës së krahinës së Matit. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDESI, teleskopi i ri që do të masë zgjerimin e Universit
Artikulli tjetërCOVID-19 – OBSH: Rënie e rasteve globale për të dytën javë radhazi