Ballina Ekonomi

Fluks i udhëtimeve, linjë e re ajrore Tiranë-Dortmund

TIRANË, 6 gusht/ATSH/- Një linjë e re ajrore drejt Gjermanisë do të vihet në dispozicion duke filluar nga 30 tetori 2018 pas rritjes së fluksit të qytetarëve.

Një nga linjat ajrore më të shpejta në rritje në Evropë, Wizz Air, njoftoi sot fillimin e një linje të re nga Tirana në Dortmund (Gjermani).

Linja e re do të jetë në dispozicion tri herë në javë, të martë, të enjte dhe të shtunë, duke filluar nga 30 Tetori.

Qytetarët në Shqipëri që kërkojnë të udhëtojnë dhe të eksplorojnë qytetin e Gjermanisë veri-perëndimore, mund të rezervojnë vende nga sot në wizzair.com me çmime duke filluar nga 19.99 euro.

Andras Rado, Menaxheri i Komunikimeve të Korporatës në Wizz Air tha se “ne mbetemi të angazhuar fuqishëm në rajon për të krijuar mundësi më të volitshme udhëtimi nga Tirana në Evropë dhe më gjerë”.

Sipas tij, “biletat tashmë janë në shitje, me mundësinë e zgjedhjes së gjuhës shqipe në wizzair.com “.

Linja është një nga 11 shërbimet e reja të shpallura sot në rrjetin gjithëpërfshirës të Wizz Air./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkrimtari Namik Dokle, me prelud për vendlindjen në Ulqin
Artikulli tjetërBebe Rexha thyen rekord me ‘Meant To Be’