Ballina Ekonomi

Interesat e bonove të thesarit 12-mujore u rritën në 1.7 %

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një yield mesatar të ponderuar prej 1.7 %, nga 1.63 % që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Sipas BSH-së, kërkesa e investitorëve financiarë ishte sërish e lartë, me një shumë totale të paraqitur në ankand prej 14.1 miliardë lekësh, nga 9.2 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Bonot me maturim 12-mujor janë instrumenti me frekuencën më të madhe të emetimeve dhe ngelen instrumenti më indikativ në ecurinë e tendencave të tregut për titujt e borxhit.

BSH bën të ditur se interesat, ose (yield-et) ngelen ndërkohë të ulëta edhe në bonot me afat më të shkurtër maturimi. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkema Kombëtare/ 70 % më shumë aplikime, AZHBR publikon listën e aplikantëve të kualifikuar
Artikulli tjetër5 Maji/ Përkujtohet dita e Dëshmorëve të Atdheut