Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/8/2018

SINGAPOR – Zhvillohet forumi rajonal i ASEAN-it (Shoqata e Kombeve të Azisë së Juglindjes) ku marrin pjesë 27 shtete mes të cilave edhe SHBA-ja, Kina, Japonia dhe Rusia.

XHAKARTA – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo takohet me homologun e tij indonezian, Retno Marsudi.

DELAUER – Donald Trump organizon një takim në shtetin e Ohajos.

SAO PAULO – Ish-presidenti Lula pritet të emërohet kandidat për president nga partia e tij, ndonëse ai është në burg.

SENT EGAN SYR SHER (Francë) – Në kopështi zoologjik të Boval, një bebe panda feston vitin e tij të parë të lindjes.Pandat janë kafshë në zhdukje dhe pjelloria e tyre ka rënë ndjeshëm aq sa ngjarje të tilla tërheqin vëmendjen e natyralistëve nga e gjithë bota. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 4 gusht 2018
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Apartament me qera në… Murin e Madh Kinez!