ROMË, 2 prill /ATSH-ANSA/ – Pas Twitter dhe Facebook, tani edhe Spotify po kopjon Clubhouse dhe po mendon për një funksion “live audio” për platformën e tij streaming.
Zbatimi i kësaj ideje mund të ndodhë falë blerjes së Betty Labs, kompania që zhvilloi Locker Room, një aplikacion që lejon tifozët dhe ekspertët të flasin për sportet në kohë reale.
Sipas faqes së specializuar “The Verge”, Spotify e sheh si një opsion ideal funksionin “live audio” për të gjithë krijuesit që dëshirojnë të lidhen me publikun në kohë reale, qoftë për të parë paraprakisht një disk, ose për një shfaqje, ose për të organizuar një seancë pyetje-përgjigje .
Spotify ka kohë që është hedhur në tregun e podkastëve, duke konkurruar me gjigantë të tjerë, si Apple.
Integrimi i përmbajtjes “live audio” me blerjen e Betty Labs duket se është përfundimi i një strategjie./ /ervo/






















