Ballina Flash

Parashikimi i motit, 28 mars 2021

TIRANË, 28 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel parashikohet mot me alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Parashikohet mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore. Në orët e mesditës shkrirje graduale e dëborës në male.

Era parashikohet të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në mesditë. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/19 diell re
Kukës 1/15 diell re
Lezhë 5/20 diell re
Dibër 1/14 diell re
Durrës 6/20 diell re
Tiranë 6/20 diell re
Elbasan 4/19 diell re
Berat 3/20 diell re
Vlorë 6/20 diell re
Korçë 2/14 diell re
Gjirokastër 3/16 diell re
Sarandë 5/19 diell re

 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan lajmin e mirë pas telefonatës me Presidenten e KE-së: BE, 651 mijë vaksina Pfizer për rajonin
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/3/2021