Ballina Uncategorized

Teuta përforcon mbrojtjen, afron Ditmar Bicin

TIRANË, 30 Korrik  /ATSH/ -Mungonte edhe një lojtar me eksperiencë në qendër të mbrojtës, që të garantonte siguri. Me Ante Hrkaç që nuk është paraqitur në ekip, Teuta gjeti liderin e ri të repartit difensiv. Dimtar Bici është futbollisti më i ri i durrsakëve.

Klubi gjeti marrëveshjen me mbrojtësin lezhjan, i cili firmosi kontratë 1-vjeçare. Bici transferohet në “Niko Dovana” si lojtar i lirë, pasi mbylli aventurën me Flamurtarin në Vlorë. 29-vjeçari ribashkohet me Bledi Shkëmbin, të cilin e ka patur shok skuadre dhe kapiten te Skënderbeu, ku kanë fituar së bashku katër tituj kampionë./a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Komisoneri i vetingut, Lulzim Hamitaj, ka falsifikuar dokumentet e aplikimit
Artikulli tjetërMeta në Festën e Shën Marenës: Kjo ditë e shenjtë i bashkon qytetarët me bukuritë natyrore, shpirtërore dhe njerëzore