Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë 20 mars 2021

TIRANË, 20 mars/ATSH/ Për ditën e shtunë moti parashikohet vranët në të gjithë territorin dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme në formë pikash. Më pas reshjet fitojnë itensitet deri mesatar në të gjithë vendin në formën e shtrëngatave dhe lokalisht stuhive.

Më kalimin e orëve dhe uljen e temperaturave në orët e pasdites vonë reshjet në lartësitë mbi 300metër në relievet malore dhe mbi 600megtër në ato kodrinore shndërrohen në reshje dëbore. Në relievet malore reshje të dendura dëbore edhe në formën e stihive të dëborës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-8m/s ndërsa hera-herës era fiton shpejtesi deri në 12m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare.Valëzimi në dete i forcës 0 dhe 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:            

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/9 Re shi
Kukës 3/10 Re shi/borë
Lezhë 4/14 Re shi
Dibër 1/5 Re shi/borë
Durrës 6/12 Re shi
Tiranë 6/11 Re shi
Elbasan 4/10 Re shi
Berat 3/11 Re shi
Vlorë 6/12 Re shi
Korcë 1/8 Re shi/borë
Gjirokastër 4/11 Re shi
Sarandë 5/11 Re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCertifikimi i aeroportit të Kukësit/ Balluku: Fluturimi i parë më 18 prill
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/3/2021