Ballina Bota

BERLIN – Kovaç: Neuer sërish kapiten i Bayernit

BERLIN, 30 korrik  /ATSH-DPA/ – Trajneri i ri i Bayern, Niko Kovaç, deklaroi se do ta mbajë portierin Manuel Neuer si kapiten të ekipit.

“Ne nuk do të ndryshojmë asgjë, që do të thotë se sulmuesi Thomas Mueller do të mbetet si zëvendës i Neuerit’’, theksoi Kovaç.

Kovaç vuri në dukje se Bayern kanë disa lojtarë, të gjithë të aftë për të marrë rolet kryesore.

‘’Arjen Robben, Franck Ribery, Mats Hummels dhe Jerome Boateng janë gjithashtu të gjithë kapitenë, madje edhe pa shiritin e kapitenit”, tha ai./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërron jetë ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga
Artikulli tjetërBERLIN – ”Bild”: Erdogan në vizitë zyrtare në Gjermani